Dita e fundit e takimit me Fadil Vokrrin

Futboll

Dita e fundit e takimit me Fadil Vokrrin

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:17
Fadil Vokrri

Vdekja e papritur e Vokrrit shokoi tërë opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar. Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari na la. Njeriu që dha shumë për futbollin e Kosovës ndërroi jetë sot. Me 8 qershor ishte dita e fundit e takimit me Fadil Vokrrin. Në orën 09.40 të mëngjesit të së premtes, me 8 qershor, shkova në objektin e Federatës së Futbollit të Kosovës, vetëm ta takoja kryetarin Fadil Vokrri dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu. Shkova t'i takoja për qejfi, se kishte kohë që nuk kisha shkuar në FFK dhe doja ta shihja Vokrrin e Salihun, sepse gjithmonë e kam në kujtesën lojën e tyre kur ishin futbollist, që si fëmija isha rritur duke i shikuar në ekranet e TV-së. Një pritje e ngrohtë dhe një buzëqeshje e Vokrrit dhe e Salihut, ku diskutuam për futbollin në përgjithësi. Salihu me njoftoi se të dielën me kryetarin Vokrri po nisen për në Rusi, për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018". Vokrri i buzëqeshur tha se po punojnë dhe po bëhen gati për të shkuar në botëror. E shtuna e 9 qershorit, shokuese! Vjen lajmi se legjenda e futbollit, Fadil Vokrri ndërroi jetë. Këtë ma konfirmoi me një zë të shtjerrur e trishtues Izet Gjjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Në një moment i thash: Mos ba hajgare Izet! E pabesueshme, mu duk sikurse u rrotullua toka e qielli. Kështu është jeta, lamtumirë legjendë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat