Fenerbahce me telegram ngushëllimi për Vokrrin

Futboll

Fenerbahce me telegram ngushëllimi për Vokrrin

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 12:33
Fadil Vokrri

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Kryetari i FFK-së ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Për këtë rast ka reagur edhe ish klubi i tij, gjiganti turk, Fernebahce të cilët kanë dërguar një telegram ngushëllimi.

Vokrri ishte pjesë e klubit turk pothuajse për dy vite.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ka luajtur për klubin tonë gjatë viteve 1990-92”.

“Ne ndjemë dhimbje për humbjen e Vokrrit dhe u shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e Fenerbahces.

Vokrri luajti 43 ndeshje për dy vite te Fenerbahce ku arriti të shënonte edhe 13 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat