Herolind Shala zbulon se çfarë do të bëjë ekipi i Kosovës pas vdekjes së Vokrrit

Futboll

Herolind Shala zbulon se çfarë do të bëjë ekipi i Kosovës pas vdekjes së Vokrrit

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:03
Arkiv

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala ka thënë të jetë tronditur nga vdekja e Fadil Vokrrit.

Ai ka thënë se skuadra e Kosovës do të luajë gjithmonë për Vokrrin.

“Dy ditë më parë ishe dhe më vizitove. Kaluam shumë qaste të mira. Më the shumë fjalë të mëdha dhe tani ke ikur befasisht. Ky largim i yti president nga jeta më ka tronditur mua, është humbje e madhe për ne si futbollist të Përfaqësueses, për FFK-në dhe gjithë popullin e Kosovës. Prehu në paq legjendë, do të luajmë gjithmonë për ty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat