Dështon transferimi i Fekir te Liverpool

Futboll

Dështon transferimi i Fekir te Liverpool

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 20:28
Nabil Fekir

Nabil Fekir do të mbetet te Lyon.

Skuadra franceze përmes një komunikate ka njoftuar se bisedimet me Liverpoolin për sulmuesin Nebil Fekir janë ndërprerë sonte në orën 20:00.

Liverpool ka qenë i interesuar për shërbimet e 24 vjeçarit francez, ndërsa dy ditë më parë u raportua edhe për arritjen e një marrëveshje.

Por, Lyon njofton se bisedimet me Liverpool kanë dështuar, duke u ndjerë të lumtur që Fekirin do ta kenë në skuadër edhe sezonin tjetër, ku luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat