Griezmann: Këtë javë vendoset e ardhmja ime

Futboll

Griezmann: Këtë javë vendoset e ardhmja ime

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 10:47
Antoine Griezmann

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka bërë të ditur se do të sqarohet shpejt e ardhmja e tij.

Reprezentuesi i Francës i cili pritet që të paraqitet në Botëror, ka qenë pjesë e spekulimeve.

Ka kohë që ai po lidhet me kalim te Barcelona dhe lojtari thotë se këtë javë do të dihen detajet për të ardhmen e tij.

“Është mirë që ka interesim”.

“Është edhe një javë përpara. Mendoj se do ta kuptojmë këtë javë”, u shpreh Griezmann.

Griezmann ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2022, por Barcelona besohet se do ta aktivizojë klauzolën e tij.

Franca fillon kampanjën e vet në Botëror ndaj Australisë më 16 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat