Valon Berisha: Ndihem keq, Vokrri ishte njeri i madh

Futboll

Valon Berisha: Ndihem keq, Vokrri ishte njeri i madh

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 14:15
Valon Berisha

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka bërë sot homazhe për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Berisha është parë tejet i pikëlluar në këto homazhe për Vokrrin.

Pas homazheve, Berisha tha se Vokrri ishte një legjendë e vërtetë e futbollit kosovar, ai i pikëlluar u shpreh se kontributi i Vokrrit nuk bën të harrohet asnjëherë.

“U kanë një lajm shumë i keq dhe shumë i papritur, Vokrri ishte një njeri i madh edhe idoll për gjeneratat e reja. Unë po ndihem shumë keq sepse e kam njohur edhe nga afër. Një legjendë e futbollit kosovar, ende nuk kam takuar një njeri më të mirë në jetën time, ky është një lajm shumë i keq për Kosovën”, u shpreh Berisha.

“Pa të nuk do të ishim sot këtu, çka ka bërë ai për neve nuk bën të harrohet kurrë, për shtetin dhe për futbollin. E falënderoj për atë se çfarë ka bërë për Kosovën dhe për mua”, përfundoi Berisha.

Homazhe po bëjnë edhe qindra qytetarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat