Alimi firmos me Shkëndijen deri në vitin 2021

Futboll

Alimi firmos me Shkëndijen deri në vitin 2021

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 15:26
Armend Alimi

Shkëndija nga Tetova firmos kontratë të re me mesfushorin Armend Alimi deri në verën e vitit 2021, duke mbajtur në skuadër një prej lojtarët më të rëndësishëm. Mesfushori ka vazhduar bashkëpunimin me kuqezinjtë, duke firmosur kontratë të re me kohëzgjatje për 2 vite plus një tjetër shtesë. Klubi dhe lojtari gjetën akordin për marrëveshje të re dhe 30-të vjeçari vazhdon qëndrimin në Tetovë ku katër sezonet e kaluara u konfirmua një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit. “Alimi te Shkëndija erdhi verën e vitit 2014 pasi paraprakisht kishte luajtur në kampionatet elitare në Qipro, Norvegji dhe Kroaci. Në katër sezonet e kaluara me kuqezinjtë ishte ndër futbollistët më standard. Ai ka zhvilluar 120 paraqitje kampionale në të cilat ka realizuar 25 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi tre trofe (1 kampionat dhe 2 Kupa)”, bëhet e ditur nga FC Shkëndija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat