Jona: Diego Maradona shqiptar shkoi në shtëpinë e Zotit

Futboll

Jona: Diego Maradona shqiptar shkoi në shtëpinë e Zotit

Nga: K. Goca Më: 10 qershor 2018 Në ora: 16:18
Jona Dervishi

Jona Dervishi, zëdhënëse e Federatës së Futbollit Shqiptar, është e trishtuar me lajmin e vdekjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, njëherësh president i FFK-së. “Lamtumirë President Fadili.

U ndave nga kjo jetë në muajin e shenjtë sepse ashtu ishte dhe shpirti yt! Diego Maradona shqiptar shkoi në shtëpinë e Zotit duke lënë pas respekt e dëshpërim në Shqipërinë Etnike! Nuk do e harroj kurrë dashamirësinë e humorin tënd!”, shkruan Jona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat