Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, duket se është gati ta lërë të lirë të largohet Paul Pogba nëse do të vinte oferta e duhur nga PSG ose Juventus, dy skuadrat e interesuara për francezin.
Trajneri portugez e ka të qartë në mendje emrin e zëvendësuesit të Paul, i cili është Sergej Milinkovic-Savic i Lazio-s, për të cilin presidenti Lotito kërkon rreth 150 milionë euro.
Një shumë kjo që mund të rritet akoma më shumë në varësi të paraqitjes që mesfushori do të bëjë në Kupën e Botës.