Asensio mendon largimin nga Real, pëlqen ofertën nga Premier League…

Futboll

Asensio mendon largimin nga Real, pëlqen ofertën nga Premier League…

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 07:58
Marco Asensio

Marco Asensio po konsideron largimin nga Real Madrid, sidomos tani që për të është interesuar klubi i Liverpool, sipas shtypit britanik.

Spanjolli kërkon të jetë në formacionin e “Los Blanco” për sezonin e ardhshëm, pasi ka lënë një përshtypje shumë të mirë në “Bernabeu” gjatë sezonit të kaluar.

Por nëse asnjë prej Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Isco nuk largohet edhe për më tepër nëse Real merr Neymar, atëherë hapësirat e Asensio nuk do të jenë të mjaftueshme.

Sipas “Diario Gol”, kjo e ka bindur Asensio të hedh sytë nga Premier League, ku krahas ofertës së Chelsea, ajo e Liverpool duket më tërheqëse për spanjollin e talentuar.

22-vjeçari i ka thënë edhe shokëve të tij te kombëtarja e Spanjës që do të luajë në Rusi se tani ka ardhur momenti të jetë titullar në nivel klubesh dhe Real nuk ia garanton diçka të tillë.

Liverpool ka të ngjarë të paguajë rreth 70 milionë euro për të marrë atë që ish-trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, e ka cilësuar si “mëngjarashi më i mirë në botë, pas Leo Messi.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat