Neymar për kombëtaren e Austrisë: Luajtën si UFC

Futboll

Neymar për kombëtaren e Austrisë: Luajtën si UFC

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:01
Neymar

Sulmuesi brazilian është ankuar në lojën e ashpër të futbollistëve të Austrisë.

Neymar ka filluar të gjejë formën e duhur në prag të Botërorit, pas lëndimit që e ka mbajtur për më shumë se tre muaj jashtë fushave të blerta.

Njejtë si ndaj Kroacisë, ashtu edhe kundër Austrisë, Neymar arriti të realizonte një gol tejet të bukur, por më shumë sesa për paraqitjen e tij dhe atë të skuadrës në këtë miqësore, braziliani foli për lojën e ashpër që zhvilluan futbollistët austriakë duke akuzuar ekipin kundërshtar.

“Ndeshja ndaj Austrisë nuk ishte futboll, por UFC. Të paktën askush nuk është lënduar”, ka thënë Neymar, i cili është fauluar disa herë në mënyrë të ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat