Në pritje të CAS-it, UEFA zgjedh Kukësin në vend të Skënderbeut

Futboll

Në pritje të CAS-it, UEFA zgjedh Kukësin në vend të Skënderbeut

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:16
Champions League

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) duhet ende të japë një përgjigje për rastin e dënimit të Skënderbeut, por ndërkohë në skuadrat pjesëmarrëse të Champions-it këtë vit, përfaqësuesi i vetëm shqiptar është Kukësi.

Sipas faqes zyrtare të qeverisë së futbollit europian, skuadra e renditur e dyta në Kategorinë Superiore do të jetë në turneun elitar kontinental.

Burime nga Skënderbeu bëjnë të ditur se ende nuk ka një vendim zyrtar nga CAS-i në lidhje me dënimin e skuadrës korçare për shkak të rolit të saj në trukime.

Sipas klubit kampion të Shqipërisë, UEFA nuk do të vendosë ekipin shqiptar pjesëmarrës pa pritur verdiktin e CAS-it në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat