Messi flet për Kupën e Botës

Futboll

Messi flet për Kupën e Botës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 18:19
Messi flet për Kupën e Botës

Ky është rasti i fundit që Lionel Messi të fitojë një Botëror. Të paktën këtë lë të kuptohet në intervistën e dhënë për gazetën “Sport” ku konfirmon se mund t’i japë lamtumirën kombëtares argjentinase. “Nëse e fitoj Kupën e Botës, do të kem të njëjtin motivim si më parë. Unë kam fituar shumë trofe me klubet, por motivimi është gjithmonë i njëjtë. Nuk do të ndryshoj edhe nëse e fitoj këtë kupë”, tha Messi. cilët janë favoritët? “Ka shumë ekipe që vijnë në formë dhe me besim. Kanë lojtarë të fortë individualisht si Brazili, Gjermania, Spanja, Franca dhe Belgjika, edhe pse nuk konsiderohet kandidate”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat