Real Madridi e ka kontaktuar Andre Villas-Boas

Futboll

Real Madridi e ka kontaktuar Andre Villas-Boas

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 22:07
Andre Villas-Boas

Real Madridi e ka kontaktuar Andre Villas-Boas për ta marr si zëvendësues të Zinedine Zidanes.

Trajneri 40 vjeçar u largua nga klubi kinez i Shanghai SIPG në nëntor.

Ai kishte refuzuar të nënshkruajë rinovim të kontratës dhe për një vit, përpara se të garonte në Rallyin e Dakar 2018.

Një raportimeve të Marca dhe RMC Sport, trajneri portugez është kontaktuar nga klubi për vendin e trajnerit që ka mbetur i zbrazët.

Villas-Boas e filloi karrierën e tij të trajnerit në Portugali me Academica, pastaj edhe te Porto.

Pas sukseseve me Porton ku e fitoi titullin, Kupën dhe Ligën e Evropës, shumë klube u vunë pas tij.

Ai ka qenë trajner te Chelsean, ku nuk kishte arritur ta menaxhonte situatën pasi yjet e skuadrës si Frank Lampard dhe John Terry ishin kundër tij.

Pastaj ai ishte trajner te Tottenhami dhe Zenit Saint Petersburg, përpara se të niset në Shangai në vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat