Juventusi i bashkohet garës për Dembele

Futboll

Juventusi i bashkohet garës për Dembele

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 00:13
Mousa Dembele

Juventusi i është bashkuar garës për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Mousa Dembele, i cili vlerësohet 30 milionë euro.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Zonja e Vjetër është skuadra e fundit që interesohet për shërbimet e mesfushori belg.

Mesfushori belg, i cili mbush 31 vjeç muajin e ardhshëm ka qenë gjithashtu i lidhur me Interin dhe Napolin, ndër të tjera.

Nerazzurrët bënë një ofertë fillestare për rreth 10 milionë euro, por kjo vlerësohet larg shifrës së kërkuar nga anglezët.

Kjo pasi Tottenhami thuhet se kërkon plot 30 milionë euro për ta lënë të lirë belgun dhe Juventusi llogaritet favorit për shërbimet e tij.

Mediumi italian raporton se Bianconerët do të shkojnë shumë më afër çmimit prej 30 milionë eurosh të kërkuar nga anglezët.

Dembele ka qenë në Angli që nga sezoni 2010-11, ku së pari luajti për Fulhamin dhe pastaj u transferua te Tottenhami.

Kontrata e tij është valide vetëm edhe për një vit pasi pritet të skadojë në qershor të 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat