Barcelona pret ardhjen e përforcimit të ri nga rivali i La Ligës

Futboll

Barcelona pret ardhjen e përforcimit të ri nga rivali i La Ligës

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 07:24
Barcelona

Barcelona po i afrohet blerjes së Clement Lenglet nga Sevilla.

Mbrojtësi i Sevillas Clement Lenglet pritet që të transferohet tek Barcelona për 35 milionë euro.

Raportohet se për mbrojtësin janë të interesuar edhe Manchester United por duket se skuadra nga “Camp Nou” ka përparuar në këtë drejtim dhe pritet që shumë shpejt të zyrtarizojnë lojtarin.

Sevilla kishte shpresuar që ta mbante atë pasi i kishte dhënë një kontratë të përmirësuar por që ai e ka refuzuar dhe se tani marrveshja mes klubeve pritet që të arrihet shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat