Lojtari më i shtrejntë i çdo kombëtares në botëror

Futboll

Lojtari më i shtrejntë i çdo kombëtares në botëror

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:15
Foto të lojttarëve

Spanjollja “AS”, duke iu referuar faqeve të specializuara të vlerësimit të çmimit (vlerës) aktuale të futbollistëve, ka evidentuar lojtarin më të shtrenjtë për çdo kombëtare, që merr pjesë në fazën finale të Botërorit të Rusisë.

Kuptohej, në krye të kësaj liste qëndrojnë Lionel Messi i Argjentinës dhe Neymar i Brazilit, të cilët vlerësohen secili nga 180 milionë euro.

Pra, për bazë nuk merret shuma e paguar për transferimin e fundit të yllit brazilian të PSG-së, fjala vjen, 22 milionë euro, por vlera momentale e kartonit. Si shqiptarë na nderon fakti se njëri prej nesh, Granit Xhaka, lojtar i Arsenalit në Premier League, është më i shtrenjti te Zvicra, teksa kuotohet në vlerë tregu 40 milionë euro.

Përmes një renditjeje zbritëse, nga ai që kushton më pak deri te Messi dhe Neymar, me “valencat” më të kripura financiare, njihuni me emrat përkatës më poshtë: Panama – Anibal Godoy Vlera e tregut: 800 mijë euro

Arabia Saudite – Yasir Al-Shahrani Vlera e tregut: 1.5 milionë euro.

Peruja – André Carrillo Vlera e tregut: 6 milionë euro.

Irani – Sardar Azmoun Vlera e tregut: 9 milionë euro

Tunizia – Ellyes Skhiri Vlera e tregut: 10 milionë euro

Australia – Aaron Mooy Vlera e tregut: 10 milionë euro

Japonia – Shinji Kagawa Vlera e tregut: 13 milionë euro

Rusia – Aleksandër Golovin Vlera e tregut: 18 milionë euro

Kosta Rika – Keylor Navas Vlera e tregut: 18 milionë euro

Meksika – Hirving Lozano Vlera e tregut: 22 milionë euro

Suedia – Victor Lindelof Vlera e tregut: 25 milionë euro

Nigeria – Wilfred Ndidi Vlera e tregut: 25 milionë euro

Maroku – Amine Harit Vlera e tregut: 25 milionë euro

Islanda – Gylfi Sigurdsson Vlera e tregut: 30 milionë euro

Zvicra – Granit Xhaka Vlera e tregut: 40 milionë euro

Kroacia – Ivan Rakitic Vlera e tregut: 50 milionë euro

Korea e Jugut – Heung-min Son Vlera e tregut: 50 milionë euro

Uruguaj – Luis Suárez Vlera e tregut: 70 milionë euro

Senegali – Sadio Mané Vlera e tregut: 70 milionë euro

Kolumbia – James Rodríguez Vlera e tregut: 70 milionë euro

Spanja – Sergio Busquets Vlera e tregut: 80 milionë euro

Danimarka – Christian Eriksen Vlera e tregut: 80 milionë euro

Gjermania – Toni Kroos Vlera e tregut: 80 milionë euro

Serbia – Sergej Milinkoviç-Saviç Vlera e tregut: 90 milionë euro

Polonia – Robert Lewandowski Vlera e tregut: 90 milionë euro

Portugalia – Cristiano Ronaldo Vlera e tregut: 100 milionë euro

Franca – Kylian Mbappé Vlera e tregut: 120 milionë euro

Anglia – Harry Kane Vlera e tregut: 150 milionë euro

Egjipt – Mohamed Salah Vlera e tregut: 150 milionë euro

Belgjika – Kevin De Bruyne Vlera e tregut: 150 milionë euro

Brazili – Neymar Vlera e tregut: 180 milionë euro

Argjentina – Lionel Messi Vlera e tregut: 180 milionë euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat