Zidane: Franca ka potencial ta fitojë Botërorin

Futboll

Zidane: Franca ka potencial ta fitojë Botërorin

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 23:59
Zinedine Zidane

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se ekipi aktual i Francës ka potencial për t’u bërë Kampion i Botës.

Ai ishte në një ngjarje në Saint-Denis, afër Stadiumit të Francës, për ta inauguruar një fushë të re futbolli për të rinjtë.

“Ky ekip ka potencial të vërtetë”, ka thënë Zidane.

“Shpresoj që të arrijnë sa më larg që është e mundur, dhe pse jo, ta fitojnë Kupën e Botës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat