Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare

Futboll

Icardi nuk do të sakrifikohet për t’i respektuar rregullat financiare

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 00:28
Mauro Icardi

Shefi ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, mendon se nuk asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me situatën e Mauro Icardit dhe se klubi nuk mendon t’i shesë lojtarët vetëm për t’i zbatuar rregullat financiare (FFP).

Deri më 30 qershor, Nerazzurrët duhet të barazohen financiarisht në bazë të rregullave të UEFA-s, ndërsa është spekuluar se për të ndodhur kjo do ta sakrifikojnë kapitenin.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me Icardin”, u ka thënë Antonello gazetarëve në Milano.

“Ai është lojtar i yni dhe kapiten i yni, në javët në vijim do të diskutojmë rreth rinovimit të mundshëm”.

“FFP? Ka optimizëm, jemi të përqendruar në objektivat që duhet t’i arrijmë deri më 30 qershor. Po punojmë në atë drejtim, mendojmë se do të jemi në gjendje ta arrijmë qëllimin tonë”.

“Nuk mendojmë ta shesim dikë për t’i respektuar rregullat financiare, mendojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese”, ka shtuar shefi i zikaltërve.

Rivali i përbetuar, Juventus, është përmendur si një nga destinacionet e argjentinasit, mirëpo drejtori Giuseppe Marotta mohoi diçka të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat