Zyrtrare: Roni Gashi i Lirisë te Teuta e Durrësit

Futboll

Zyrtrare: Roni Gashi i Lirisë te Teuta e Durrësit

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 08:16
Roni Gashi ka zgjedhur që para nisjes së afatit kalimtar të verës të bëhet me skuadër të re.

Klubi futbollistik i Lirisë ka humbur shërbimet edhe të një mesfushori mjaft të talentuar.

Roni Gashi ka zgjedhur që para nisjes së afatit kalimtar të verës të bëhet me skuadër të re.

Futbollisti është bërë pjesë e skuadrës së Superligës së Shqipërisë, Teutës së Durrësit.

“Desha t’iu informojë se qe nga sot jam pjesë e KF Teuta. Pas shumë ofertave që kisha, vendosa t’i bashkohem Teutës. Jam falënderues ndaj klubit Liria, klub nga i cili mora hapat e para të futbollit. Ju faleminderit trajner, bashkëlojtarë si dhe anëtar të kryesisë. Ju faleminderit Arpagjik që kisha përkrahjen tuaj…Si dhe një falënderim i veçantë për Mirsad Collakun për përkrahjen e vazhdueshme si dhe korrektësinë e tij sa ishte kryetar i KF Liria…Nga sot vendosa për një sfidë të re,hap të rëndësishëm në karrierë…Faleminderit familje si dhe shoqëri për përkrahjen tuaj të vazhdueshme”, shkruan në llogarinë personale të Facebook-ut, Gashi.

Ai në këtë ekip do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili kishte drejtuar sezonin e fundit pikërisht Lirinë e Prizrenit.

Theksojmë se skuadra durrsake vetëm në xhiron e fundit ka siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Kujtojmë se prizrenasit deri më tani zyrtarisht i kanë humbur shërbimet e Artur Maganit, Meriton Korenicës, Edvin Bakajt dhe Mevlan Zekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat