Lajmi i fundit, Spanja mund të mbetet pa trajner

Futboll

Lajmi i fundit, Spanja mund të mbetet pa trajner

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 10:33
Julen Lopetegui

Vetëm një ditë na ndan nga fillimi i Botërorit "Rusia 2018", dhe kombëtraja e Spanjës është e alarmuar.

Trajneri i saj Julen Lopetegui ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp që do të mbahet sot në orën 10:30.

Mediat spanjolle po e lidhin këtë konferencë më një largim të mundshëm të tij nga Kombëtarja spanjolle për faktin se ai tashmë është konfirmuar edhe si trajner i Real Madridit.

Gjithashtu raportohet se Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është i zemëruar pse Lopetegui ka negociuar dhe e ka zyrtarizuar kalimin në Real Madridi në një kohë të papërshtatshme dhe kjo mund të çoj në shkarkimin e tij nga detyra si drejtues i kombëtares spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat