Agjenti i mbrojtësit anësor të Napolit Elseid Hysaj insiston se do të qëndrojë te Napoli, edhe nëse Maurizio Sarri do t’i bashkohet Chelsea-t.
Ish-trajneri i Partenopei është akoma në kontratë me klubin italian megjithëse është zëvendësuar me Carlo Ancelotti-n, dhe negociatat duken akoma larg fundit.
“Elseid Hysaj do të qëndrojë te Napoli,” shprehet Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.
“Ideja e Chelsea, nëse mbërrin Sarri, nuk duhet të merret shumë në konsideratë.”