Shkupi kundër kampionit të Kosovës

Futboll

Shkupi kundër kampionit të Kosovës

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 16:32
Pamje nga një ndeshje e mëhershme Shkupi-Drita

Skuadra e FC Shkupit ka vazhduar tani më të rritë intensitetin e përgatitjeve, ndërkohë edhe ekipi pothuajse është grumbulluar i tëri, ku me ekipin janë bashkuar Rron Broja, Bllazhe Ilijoski, Bllagoja Ljamçevski dhe Stefan Vujçiç.

Ekipi është në fazën e përgatitjeve për paraqitjen e saj të parë pas 14 viteve në skenën ndërkombëtare, ndërsa për herë të parë me emrin FC Shkupi.

Trajneri Zekirija Ramadani kishte paralajmëruar se ekipi është në kërkim të një kundërshtari, ndërsa është arritur akordi që FC Drita e Gjilanit, kampioni aktual i Kosovës të jetë kundërshtari në kontrolluesen e parë.

Ndeshja FC Shkupi – FC Drita do të luhet me 19 qershor (e martë, në stadiumin e Çairit në Shkup), ndërsa për orën e saktë do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të klubit, ku varësisht edhe nga temperatura kohore e ditës, do të caktohet edhe ora e zhvillimit të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat