Skuadra e Xhemailit angazhon trajner Inzaghin

Futboll

Skuadra e Xhemailit angazhon trajner Inzaghin

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 17:04
Pippo Inzaghi

Pippo Inzaghi është zyrtarizuar më krye të skuadrës së Bolognas në Serinë A, ku pason Roberto Donadonin. Pas dy sezoneve të Venezia në Serie B, skuadër me të cilin nuk shkoi më shumë se faza gjysmëfinale e Play off-it (Venezia u eliminua nga Palermo) ish-sulmuesi i Milanit dhe i përfaqësueses italiane nis një aventurë të re në elitën e futbollit italian në krye të ekipit emilian.

Në Serinë A vjen një tjetër zyrtarizim. Roberto De Zerbi merr drejtimin e Sassuolos, duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin që nga përfundimi i sezonit. De Zerbi, që do të prezantohet në ditët në vijim ka firmosur kontratë 2-vjeçare. Blerim Xhemaili është trajner i Bologna-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat