Tare punon për të sjellë një tjetër shqiptar te Lazio

Futboll

Tare punon për të sjellë një tjetër shqiptar te Lazio

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 06:16
Riza Durmishi

Igli Tare nuk e fsheh dashurinë dhe mbështetjen për shqiptarët dhe aktualisht po punon për të afruar një tjetër të tillë në skuadrën e Lazios.

Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka arritur akordin për të sjellë në Romë mbrojtësin Riza Durmishi, për shumën e 7 milionë eurove, që do t’i paguhet Betis Sevillas, skuadër që disponon kartonin e tij.

Durmishi luan për përfaqësuesen e Danimarkës, ndërsa roli i preferuar i tij është ai i mbrojtësit të majtë. Futbollisti ka luajtur 24 takime këtë sezon në La Liga, duke shënuar dy gola dhe asistuar në tre të tjerë.

Simone Inzaghi shikon te Durmishi një alternativë mjaft të mirë për kapitenin Senad Luliç, në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe të mesfushës në një rreshtim 3-5-2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat