Një ditë para fillimit të Botërorit, Spanja ka shkarkuar trajnerin.
Të mërkuren Julen Lopetegui u largua nga vendgrumbullimi i Spanjës në Krasnodar të Rusisë, duke iu drejtuar aeroportit për të udhëtuar drejt Madridit.
Pasi u përshëndet me futbollistët, ish-trajneri i Spanjës i shkarkuar nga detyra vetëm pak orë më parë iu përgjigj gazetarëve që e ndalën në rrugë me një fjali të shkurtër.
“Jam shumë i trishtuar, por mund të them se kemi një skuadër të mrekullueshme dhe shpresoj të fitojmë Botërorin”, ka theksuar ai.
Arsyeja e shkarkimit të Lopeteguit është se ky i fundit kishte arritur marrëveshje fshehurazi drejtuesve të Federatës Spanjolle me Real Madridin dhe këtë ua kishte bërë me dije vetëm pak minuta para se të zyrtarizohej ky lajm.