Barcelona kërkon një lojtar

Futboll

Barcelona kërkon një lojtar

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:20
Barcelona kërkon një lojtar

Largimi i Andres Iniestës ka krijuar boshllëk të madh në mesfushën e katalanëve, ndaj drejtuesit blaugrana kanë nisur punën e tyre për të gjetur pasuesin e Don Andres.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, emri më i fundit për të cilin katalanët janë duke punuar me kujdes, është ai i Ilkay Gundogan. Turko gjermani u transferua nga Borussia Dortmund tek Man.City verën e 2016-ës, teksa me “citizens” ka një kontratë që skadon në 2020-ën.

Sipas raportimeve, emisarë të klubit katalan kanë kontaktuar me agjentin e Gundogan, por të paktën për momentin çdo gjë mbetet thjesht në kuadrin e bisedimeve. Marrëveshja duket e vështirë, pasi Guardiola beson shumë tek aftësitë e mesfushorit, pavarësisht së përgjatë sezonit ka vuajtur nga dëmtimet.

Gjithsesi katalanët do të provojnë të arrijnë akordin. Për momentin vëmendja e lojtarit është e gjitha në Botëror, me Gjermaninë që do të luajë ndeshjen debutuese kundër Meksikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat