Kë e thumboi Ronaldo me gjestin e ri të festimit

Futboll

Kë e thumboi Ronaldo me gjestin e ri të festimit

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 13:05
Ronaldo

Cristiano Ronaldo në ndeshjen e mbrëmshme Portugali – Spanjë, shënoi të gjitha golat e përfaqësueses së tij, duke e filluar Botërorin “Rusia 2018” me hat-trick, gjë që paralajmëron se ky Botëror mund të jetë i tij.

Megjithatë, gjatë festimit të golit të parë të tij, që u shënua nga penalltia qysh në minutën e tretë, Ronaldo bëri një gjest të cilin nuk e kishte bërë më parë dhe komentet shpërthyen gjithandej, për ta deshifruar mesazhin prapa gjestit të portugezit.

Duket se shumë e kanë kuptuar çfarë do të thotë gjesti i CR7, i cili pas shënimit, preku mjekrën.

Me prekjen e mjekrës, Ronaldo aludon në stilin e mjekrës sikur të dhisë, që në gjuhën angleze i bie “GOAT”, derisa kjo duket se ka qenë një lloj shifre nga portugezi, që deshifrohet përmes katër shkronjave të kësaj fjale: G.O.A.T (Greatest Of All Time), që në përkthim i bie, “Më i Miri i të Gjitha Kohërave”.

Cristiano Ronaldo, me gjestin e tij që duket se një pjesë e madhe e kanë kuptuar, vetëm sa ka hedhur “zjarr” edhe më shumë në dilemën, është Messi apo Ronaldo më i miri.

Përndryshe, edhe Lionel Messi, para disa ditësh, kishte postuar një foto, ku shihej pranë një dhie dhe pikërisht të njëjtat polemika për “Më të Mirin e të Gjitha Kohërave”, kishte zgjuar edhe gjesti i argjentinasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat