Një penallti e humbur nga Lionel Messi e detyron Argjentinën të pajtohet me barazimin 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e parë të “çelstëve” në Kupën e Botës, “Rusi 2018”.
Argjentina kaloi në avantazh pas 19 minutash lojë me anë të Sergio Aguero. Sulmuesi i Manchester City shënoi me një goditje të shkëlqyer me të majtën, pas topit të marrë nga Marcos Rojo.
Avantazhi i ekipit të Jorge Sampaoli zgjati vetëm katër minuta pasi Alfred Finnbogason barazoi për Islandën.
Kur u mbush një orë lojë, Lionel Messi fitoi një 11-metërsh, por goditja e numrit 10-të u prit nga Hannes Halldorsson. Kjo ishte penalltia e katërt e humbur nga Messi në shtatë ekzekutimet e fundit, në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh.
Argjentina e dominoi ndeshjen në minutat e fundit, por me një shpirt të madh gare, sakrificë, pritjet e Halldorsson dhe shumë fat, Islanda mori pikën e parë në ndeshjen e parë në një Kupë të Botës.90+4'- Ka përfunduar ndeshja, Argjentina ndahet në barazim me Islandën.
78' - Lojë me intensitet të lartë sulmues nga kombëtarja e Argjentinës. Messi po kërkon ta përmirësoj gabimin.
61'- Messi ka humbur penalltin.
46'- Ka filluar pjesa e dytë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Islandës. Nuk ka ndryshime në formacion.
45'- Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat të barabartë 1-1 në ndeshjen e vlefshme të botërorit. Lojë dominuese e Argjentinës, me Islandën që po mundohet të shënoj me kundërsulme.
23'- Islanda është kundërpërgjigjur pas 4 mintuash, duke barazuar rezultatin.
19'- Aguero me një lëvizje të shkëlqyer brenda zonës, ka arrituar ta dërgoj topin në rrjet për ta dërguar Argjentinën në epërsi.
15'- Lojë sulmuese e Argjentinës me Messin që po mundohet ta gjej golin e parë në këtë kampionat.
***
Argjentina fillon aventurën në "Kampionatin botëror 2018" me ndeshjen ndaj Islandës.
Argjentina dhe Islanda takohen sot në Grupin D të “Kampionatit botëror 2018”.
Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ballafaqimin e tyre nga ora 15:00.
Argjentina: Caballero, Taglifico, Mascherano, Rojo, Otamendi, Salvio, Biglia, Di Maria, Meza, Messi, Aguero.
Islanda: Halldorsson, Sevarsson, R. Sigurdsson, Arnason, Magnusson, Gudmundsson, Bjarnason, G. Sigurdsson, Gunnarsson, Hallfredsson, Finnbogason.