Lilaj ka mbyllur gjithçka me Skënderbeun

Futboll

Lilaj ka mbyllur gjithçka me Skënderbeun

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:17
Sabien Lilaj

Sabien Lilaj ka mbyllur gjithçka më Skënderbeun, pas pezullimit të korçarëve për të luajtur në Europë dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e tij të re.
Mesfushori korçar i Kombëtares shqiptare është bërë pjesë e skuadrës azere të Gabala-së

Lilaj u largua nga Skënderbeu pas përfundimit të kontratës dhe me Gabala-në ka firmosur një kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 500 mijë euro.

Mesfushori me origjinë nga Maliqi, luan me Skënderbeun që prej vitit 2012, ku është protagonist i padiskutueshëm i sukseseve të korçarëve, ndërsa me meritë ka fituar një vend titullari edhe në formacionin e Panuccit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat