Real e injoron!?

Futboll

Real e injoron!?

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 13:56
Ronaldo

Het-triku në Sochi ka rindezur proxhektorët mbi  Cristiano Ronaldo. Real nuk ka ndryshuar mendje mbi kërkesat ekonomike të CR7, porn ë orët e fundit regjistrohet një interesimi i Manchester United dhe Psg për fenomenin portugez. Nga njëra anë mësohet të ketë ndërhyrë vetë Mourinho për të bindur sulmuesin që të rikthehet në Premier, ndërsa në anën tjetër Al-Khelaifi mësohet të ketë gati një kontratë monstruoze prej 45 milionë euro në vit.

Aktualisht fituesi në fuqi i “Topit të Artë” fiton 21 miionë euro në sezon, por CR7 kërkon një rritje, për të arritur të paktën të barazojë nivelet e Messi dhe Neymar që paguhen respektivisht 40 dhe 38 mln euro. Ndërkohë, Real për momentin vazhdon të injorojë kërkesat ekonomike të portugezit. Pikërisht në këtë moment vjen ndërhyrja e United dhe Psg, gati për të mbështetur jashtëtoksorin. Mourinho ka udhëtuar drejt Moskës për tu takuar personalisht me CR7. Mes të dyve, që ndajnë të njëjtin menaxher, Jorge Mendes, ndjesia është pozitive, në shifrat e duhura, por edhe me kënaqësinë e rikthimit te United, marrëveshja mund të finalizohet.

Por, kujdes nga PSG, pjesërisht i çliruar nga zinxhirët e FFP, klubi francez është gati për një tjetër goditje interesante, për të vendosur mbi pjatën e argjendtë një ofertë monstruoze për CR7. Sipas ‘Corriere dello Sport’, Al-Khelaifi mund të ofrojë 45 mln euro në sezon për portugezin. Më shumë se sa fiton aktualisht Messi. Tani sapo filloi ankandi për Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat