Roma futet në garë për yllin e PSG-së

Futboll

Roma futet në garë për yllin e PSG-së

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 06:01
Monchi

Roma ka hyrë në garë për Javier Pastore, që është objektivi edhe i Inter dhe West Ham, duke ditur që PSG duhet të shesë deri më 30 qershor.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb, drejtori i kryeqytetasve Monchi është duke përgatitur transferimin e radhës.

Argjentinasi Pastore ka një kontratë që skadon më 2019 dhe kërkon të largohet, kështu që ai pritet të jetë shitja e parë e PSG për të rregulluar balancat.

Edhe West Ham United është në bisedime, por 29-vjeçari nuk e ka me shumë dëshirë idenë e Premier League.

Roma do t’i premtonte rikthimin në Serie A dhe Champions League.

Një marrëveshje mund të arrihej për rreth 20-25 mln euro, me lojtarin që do të nënshkruante për 4-5 mln në vit.

Me raportet që thonë se Radja Nainggolan është drejt Inter për 30 mln euro, mesfusha e Roma-s pritet të pësojë një revolucion të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat