Largohen Hasani dhe Cuculi

Futboll

Largohen Hasani dhe Cuculi

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 15:59
Largoher Hasani

Dy futbollistët titullar të skuadrës kampione Ferhan Hasani dhe Ardian Cuculi nuk janë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Të dy futbollistëve u skadoi kontrata më 15 qershor, ndërsa pas bisedimeve me kryesinë është vendosur që bashkëpunimi mos të vazhdohet në të ardhmen. Kështu dy lojtarët tashmë janë larguar nga skuadra dhe si futbollistë të lirë do të kërkojnë angazhimin e radhës.

KF Shkëndija me këtë rast falënderon Ferhan Hasanin dhe Ardian Cuculin për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat