Veliu te Llapi

Futboll

Veliu te Llapi

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:57
Veliu te Llapi

Talenti llapjan Valmir Veliu i bashkangjitet rrugëtimit të Llapit. Ai sot nënshkruajti kontratë profesionale me klubin për 3 vitet e ardhshme. Veliu është 'goditja' e radhës e drejtuesve të klubit në këtë afat kalimtar.

Valmir Veliu, 18 vjeç, i lindur më 04.06.2000 në Podujevë, si futbollist e nisi tek Shkolla e Futbollit "Liridoni" ku i kaloj kategoritë e reja. Talenti i tij i shfaqur në ndeshje u vërejt nga klube europiane. Ai ishte në prova tek SV Grödig ku u dallua si golashenuesi më i mirë, Sunderland, Karlsruher Sport Club. Ai në edicionin që lamë pas ishte pjesë e Ramiz Sadikut ku zhvilloi 27 ndeshje në kategorinë e juniorëve ku realizoj 15 gola, ndërsa luajti edhe për ekipin e parë ku realizoj disa gola. Për Valmirin ishin të interesuara edhe skuadrat Trepça '89 dhe Prishtina megjithatë Llapi arriti marrëveshje me të dhe sot u bë prezantimi i tij. Ai shquhet për shpejtësinë që posedon, talentin me top dhe golat e bukur që realizon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat