Neville e kritikon Shaqirin për situatën me Stoken

Futboll

Neville e kritikon Shaqirin për situatën me Stoken

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 21:17
Xherdan Shaqiri

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Gary Neville ka kritikuar Xherdan Shaqirin, pasi sipas tij, reprezentuesi zviceran është treguar jo profesionist me mënyrën sesi është distancuar nga Stoke City në momentin kur skuadra ka rënë nga liga.

Për futbollistin shqiptar, ka shprehur interesim Liverpooli dhe ai mund t’i bashkohet skuadrës së Jurgen Kloppit gjatë afatit kalimtar të verës.

“Për të qenë i sinqertë me ju nuk jam tifoz i Shaqirit”, ka thënë Neville. “Ai i ka bërë gjërat më keq në momentin kur është distancuar nga bashkëlojtarët e tij tek Stoke. Ata janë treguar të gjithë jo profesionist sezonin e shkuar, por ai ishte kryesori. Shaqiri mund të ketë shënuar golin më të bukur të sezonit dhe mund të ketë pasur lojëra shumë të mira, po ka pasur edhe ndeshje ku vetëm është shëtitur në fushë pa bërë asgjë. E përsëris edhe njëherë, lojtarët si ai nuk do të doja t’i kisha në skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat