Testi i parë për Shkupin dhe Dritën

Futboll

Testi i parë për Shkupin dhe Dritën

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 10:44
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Shkutpit, sotdo të ketë ndeshjen e parë të kontrolluese, në kuadër të përgatitjeve verore.

Padyshim se ky do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm, për ekipin bardhekaltër, pasi që do të garojë në tre fronte, Ligën e Parë të Maqedonisë, Kupën e Maqedonisë dhe pas 14 viteve rikthehet në garat evropiane, duke u bërë pjesë e Ligës së Evropës.

Ekipi i parë që do të testojë përbërjen e trajnerit Zekirija Ramadani është FC Drita nga Gjilani, kampione e Kosovës që javën që vjen do të ketë edhe ndeshjen e parë në parakualifikueset e Ligës së Kampioneve.

Për fazën e parë të përgatitjeve ka folur edhe trajneri Ramadani, i cili ka potencuar se ka mbetur i kënaqur dhe nga dita në ditë ekipi po shton ritmin e punës.

Jemi të kënaqur që deri më tani ka shkuar gjithçka në rrugë të mirë, nuk kemi të lënduar dhe skuadra ka arritur të kap një ritëm më të lartë të përgatitjeve, që sigurisht do shtohet edhe më shumë me fazën e dytë. Sa i përket ndeshjes ndaj Dritës, ne do të bëjmë dy ekipe që do të luajnë nga 45 minuta. Dëshiroj që tu jap shansin që të gjithë futbollistëve të luajnë. Tani më e kam përmendur se në punën që po bëjmë është aspekti kryesor ngarkesa fizike, nga e cila mund të përfitojmë edhe në duelin e parë kundër Dritës. Qëllimi ynë kryesor do jetë që të kemi posedimin e topit”, ka thënë i pari i Shkupit, Ramadani.

Të përkujtojmë se Shkupi edhe Drita para fillimit të sezonit pranveror, luajtën ndeshje kontrolluese ku ndeshja kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1

Ndeshja Shkupi – Drita luhet sot me fillim në orën 17:00 ne stadiumin e Çairit në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat