Brazili dërgon ankesë FIFA-s për mos përdorim të Var

Futboll

Brazili dërgon ankesë FIFA-s për mos përdorim të Var

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:02
Ekipi Brazilian ndjen se kishte 2 momente kontroverse ku duhej të përdorej VAR-i

Brazili i ka dërguar Komisitonit të Arbitrazhit të FIFA-s një ankesë për mos përdorim të VAR-it në ndeshjen kundër Zvicrës.

Ekipi Brazilian ndjen se kishte 2 momente kontroverse ku duhej të përdorej VAR-i, goli i Zuber ku shtyu Miranda-n dhe një penallti e mundur ndaj Gabriel Jesus.

Brazili nuk e kupton se pse në këto 2 raste, që ishin vendimtare nuk u përdor VAR-i.

Arbitri meksikan, Vesar Ramos ka bërë me dije se të dyja rastet janë ri-shikuar dhe në të dyja rastet që i kanë shikuar, arbitri ka pasur të drejtë, kështu që nuk e konsideroi VAR-in si të nevojshme për të ndaluar ndeshjen.

Në anën tjetër, Tite nuk dëshiron të shpërndajë ndjenjën që Brazili barazoi për shkak të arbitrave sepse është negative edhe për lojtarët por edhe për figurën e shtetit.

Por tekniku dëshiron që protokolli i VAR-it të sqarohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat