Jordi Alba iu jep fund thashethemeve, tregon ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Futboll

Jordi Alba iu jep fund thashethemeve, tregon ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:16
Jordi Alba

Jordi Alba ka qenë shumë i kërkuar gjatë viteve të fundit pas paraqitjeve të mira me fanellën e Barcelonës.

Skuadrat e Premierligës, si Tottenham, Manchester United dhe Chelsea kanë shfaqur interesim të hapur për 29 vjeçarin. Megjithatë, spanjolli e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij është e lidhur vetëm me Barcelonën dhe nuk ka ndonjë plan për të lëvizur.

“Jo, jo, unë jam shumë i mirë në Barcelonë”, ka thënë Alba i cili është i grumbulluar me Spanjën në Kupën e Botës.

“Nëse do të ishte në dorën time, unë do të qëndroja në Barcelonë gjatë gjithë jetës time”.

“Por kjo nuk varet nga unë, por nga ajo që dëshiron klubi”

“Kjo gjithashtu varet nga performanca ime, e cila këtë sezon ka qenë shumë e mirë, por nuk e shoh veten jashtë Barcelonës”, përfundoi Jordi Alba. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat