United, 50 mln euro për të zëvendësuar të preferuarin e Mourinho-s

Futboll

United, 50 mln euro për të zëvendësuar të preferuarin e Mourinho-s

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:13
Mourinho

Manchester United është vënë në lëvizje për të siguruar talentin e Lyon, Tanguy Ndombele, sipas mediave franceze.

Ylli i kombëtares Under 21 të Francës u përfol për një transferim te Tottenham në fillimin e kësaj jave, por “Le 10 Sports” ka bërë të ditur se lojtari ka përfunduar te lista e shpenzimeve të Mourinho-s.

Blerja e mundshme e Ndombele do ta linte të largonte të preferuarin e Jose Mourinho, Ander Herrera, i cili do të mund të kthehej në La Liga, me ish-klubin e tij, Athletic Bilabo, që flitet se ka bërë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat