Ish-kapiteni i Spanjës: Më diskriminuan për flokët e gjata

Futboll

Ish-kapiteni i Spanjës: Më diskriminuan për flokët e gjata

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:08
Carles Puyol

Ish-kapiteni, kampion bote, i Spanjës Carles Puyol, pretendon se drejtuesit e televizionit iranian e kanë ndaluar të shfaqet si analist i Kupës së Botës për shkak të flokëve të gjata.

Drejtuesit iranianë kanë mohuar akuzat.

Një nga drejtuesit e televizionit, Morteza Mirbagheri është shprehur se ishte çështje parash dhe jo flokësh: Nuk ka nevojë për një figurë të huaj publike të fitojë qindra milionë (rial iranian) për disa minuta në një program sportiv.”

Pyol ishte ftuar të shfaqej në një program dedikuar Kupës së Botës në ndeshjen e Iranit ndaj Spanjës bashkë me një tjetër moderator të njohur Adel Ferdosipour.

Një faqe iraniane, Entekhab.ir është cituar duke thënë se ai mbërriti në Iran por është ndaluar të shfaqet në televizor për shkak të flokëve të gjata karakteristike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat