Inter kërkon Zappacosta plus pará për mesfushorin

Futboll

Inter kërkon Zappacosta plus pará për mesfushorin

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 20:42
Futbollistet e Interit

Mediaset Premium pretendon se Inter kërkon Davide Zappacosta plus para për të hequr dorë nga Matias Vecino.

Lojtari i përfaqësueses uruguaian dhe mbrojtësi i djathtë kanë të njëjtin agjent, Alessandro Lucci, dhe ai pritet të mbërrijë në Londër javën tjetër.

Nuk do të ishte një shkëmbim, teksa Zikaltrit e vlerësojnë më tepër Vecino-n sesa ish-mbrojtësi i Torinos.

Italiani 26-vjeçar ka vuajtur të përshtatet ë Stamford Bridge që prej transferimit të tij 25 mln euro një vit më parë, duke kontribuar me dy gola dhe dy asiste në 38 ndeshje.

Për sa i përket Vecino-s, ai mbush 27 vjeç në gusht dhe iu bashkua Inter-it nga Fiorentina për 24 mln euro verën e kaluar.

Ai ka shënuar tre gola me tre asiste në 31 ndeshje të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat