Spalletti: Nainggolan është lojtari që i mungonte Interit

Futboll

Spalletti: Nainggolan është lojtari që i mungonte Interit

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 08:45
Radja Nainggolani

Luciano Spalletti e ka mirëpritur Radja Nainggolanin te Interi duke thënë se ai është lojtari që i ka munguar formacionit të tij.

Mesfushori belg është ribashkuar me trajnerin e dikurshëm te Roma dhe është pritur nga shumë tifozë në Milano, ku gjatë të hënës do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore

Nerazzurrët do të paguajnë 24 milionë euro për 30-vjeçarin, si edhe Davide Santon e Nicolo Zaniolo do të shkojnë në Stadio Olimpico.

“Ai është turbina që na mungonte, koka shtesë e energjisë. Është për t’u gëzuar fakti se kur Roma e nxori në treg, ai na zgjodhi neve”.

 

“(Lojtari) posedon gjithçka për t’u përballur me cilindo kundërshtar. Ai është Ninja. Është po ashtu kënaqësi për lojtarët kur masa e njerëzve dalin për ta mbështetur Interin në secilin stadium, sepse dashuria shkon mbi rezultatin”, ka deklaruar Spalletti për Sky Sport Italia.

Gjatë këtij afati kalimtar, zikaltrit kanë siguruar edhe shërbimet e Stefan de Vrij (Lazio) dhe Kwadwo Asamoah (Juventus) si lojtarë të lirë.

Spalletti ka konfirmuar se me transferimin e tyre ka vendosur të luajë me tre mbrojtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat