Mascherano: Messi është i dëshpëruar

Futboll

Mascherano: Messi është i dëshpëruar

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:39
Lionel Messi

Lionel Messi është i zhgënjyer dhe i dëshpëruar për ta kthyer Kupën e Botës në Argjentinë, sipas Javier Mascherano.

Të besuarit e Jorge Sampaolit po përballen me eliminimin që në grup, në Rusi, pas grumbullimit të vetëm një pike nga dy ndeshjet e para.

Messi, i cili mbushi 31 vjeç të dielën, ende duhet të shënojë, ose të sigurojë një asist për shokët e skuadrës, ndërkohë që ka humbur një penallti gjatë barazimit 1-1 me Islandën. Ylli i Barcelonës, së bashku me shokët e tij të skuadrës, morën kritika të rënda pas humbjes 3-0 ndaj Kroacisë, në ndeshjen e dytë të grupit.

Mascherano, ekipi i të cilit duhet të mundë Nigerinë të martën për të pasur ndonjë shans për të arritur 16 skuadrat e fundit, tha se ylli i avancuar ishte vetëm njeri. “Leo është mirë, – tha ai në një konferencë për shtyp. – Por, si në një kolektiv, ku gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë, të gjithë kemi frustrimet tona. Ai është njeri dhe ka frustrimet e tij, por është i dëshpëruar për ta kthyer situatën. Ai dëshiron t’i tregojë botës një imazh të ndryshëm nga ai që kemi treguar në dy ndeshjet e para”.

Madje, një fitore ndaj Nigerisë mund të mos jetë e mjaftueshme për Argjentinën, e cila është e fundit në grup, pas Kroacisë (6 pikë), Nigerisë (3 pikë) dhe Islanda (1 pikë). Fitoret e Argjentinës dhe Islandës do të thonin që vendi i dytë në Grupin D do të përcaktohej nga golaverazhi, të cilin amerikano-jugorët e kanë mjaft negativ.

Thashethemet e një revoltimi të lojtarëve kundër trajnerit Sampaoli u përhapën pas humbjes katastrofike 3-0 ndaj Kroacisë, por vetë Mascherano i ka hedhur poshtë ato pretendime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat