Batistuta mbron Messin: Ai është më i miri

Futboll

Batistuta mbron Messin: Ai është më i miri

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:41
Gabriel Batistuta

Argjentina nuk është duke kaluar një moment të mirë.

Pas barazimit 1-1 kundër Islandës dhe humbjes 3-0 kundër Kroacisë, trajneri Jorge Sampaoli është kritikuar nga të gjithë, përfshirë edhe lojtarët e tij. Edhe Leo Messi ishte në qendër të ciklonit. Në fakt, shumë prisnin më tepër nga kampioni i Barcelonës.

Sidoqoftë, për të mbrojtur pesë herë fituesin e “Topit të Artë” ka menduar Gabriel Batistuta, ish-sulmuesi qendror i “Seleccion”. Ai pati disa fjalë mbi performancën e Albiceleste.

“Sigurisht, unë do të kisha preferuar një tjetër Kupë Bote për Argjentinën. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por ende nuk është mbyllur gjithçka. Në futboll kurrë nuk i dihet. Ende kemi një shans të fundit, le të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Batistuta.

A mund t’i jap disa këshilla Messit? Çfarë mund t’i them lojtarit më të mirë në histori? Leo është një lojtar i madh, kritikat ndaj tij nuk kanë kuptim, – tha Batistuta, i cili më pas ka vazhduar duke folur për mundësinë e të stërviturit të Argjentinës prej tij: “Unë jam duke ndjekur kursin e trajnerit në “Coverciano”, më shumë nga kurioziteti dhe për të mësuar diçka të re. Pastaj, se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, do të shohim”, perfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat