Argjentina në prag të eliminimit, Maradona ka disa fjalë për Messin

Futboll

Argjentina në prag të eliminimit, Maradona ka disa fjalë për Messin

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:46
Messi dhe Maradona

Diego Maradona i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit pas krizës që e ka përfshirë Argjentinën në Kupën e Botës, duke insistuar se nuk është absolutisht faji i tij.

Argjentina e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme Botërorin në Rusi, pas u ndalë me barazim nga Islanda në ndeshjen hapëse dhe më pas u turpërua nga Kroacia duke u mundur 3-0.

Si pasojë, Argjentina rrezikon të eliminohet që në fazën e grupeve nëse nuk fiton ndaj Nigerisë të martën duke shpresuar se Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë.

Por, Maradona, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, nuk mendon se ylli i Barcelonës është fajtor për këtë formë të dobët të ekipit të tij kombëtar.

“Leo, do të doja të flisja me ty, për të të thënë se ti nuk ke faj për asgjë; absolutisht asgjë, dhe se të dua si gjithmonë, të respektoj si gjithmonë. Për mua ju keni luajtur jashtëzakonshmit mirë në Kupën e Botës [në Afrikën Jugore më 2010]”, i është drejtuar Maradona Messit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat