Prishtina për rezultat pozitiv në Gjibraltar

Futboll

Prishtina për rezultat pozitiv në Gjibraltar

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2018 Në ora: 15:05
Prishtina për rezultat pozitiv në Gjibraltar

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, është para një misionit jo edhe aq të lehtë, në garat evropiane, ku do të takohet me FC Europa nga Gjibraltari. Ndeshja e parë luhet nesër (18.00) në Gjibraltar, në kuadër të garave për Europa League, ajo e kthimit pas një jave në Mitrovicë. Prishtina është e përgatitur në çdo aspekt dhe kërkon rezultat pozitiv.  Skuadra që drejtohet nga kryetrajneri MIrel Josa është e përgatitur mjaft mirë dhe ka arritur në Gjilbratar, të cilës i ka dëshiruar mirëseardhje edhe klubi Europa. Ndeshja drejtohet nga gjyqtarët portugezë Joao Capela, Nelson Moniz dhe Pedro Ribeiro. Bastet e ndryshme, Prishtinën e favorizojnë dhe koeficienti sillet 1.90 ose 2.00 për fitore, kurse për barazim 3.20 eventualisht 3.40 dhe për triumfin e Europa 3.20 e 3.40.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat