Kontrata dhe çmimi i Ronaldos për transferim në Juventus

Futboll

Kontrata dhe çmimi i Ronaldos për transferim në Juventus

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 07:22
Cristiano Ronaldo

Nga Spanja mbërrijnë të tjera informacione befasuese rreth transferimit të mundshëm të Cristiano Ronaldos në radhët e Juventusit.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Reali i Madridit, që ka pranuar ofertën 100 milionë euro nga Juventusi. Për “yllin” portugez është momenti të thotë lamtumirë, pasi fitoi gjithçka me fanellën e bardhë. Nuk po largohet për para, sepse Reali i ka ofruar gjithçka që kishte kërkuar, thjesht ka përfunduar një cikël. Ai ka qenë një protagonist i madh, tani i duhet përgatitur lamtumira. Një lamtumirë në lartësinë e Cristiano Ronaldos,” informoi televizioni “La Sexta”.

Që në mëngjes mori dhënë informacioni se Juvja kishte nisur bisedimet për ta transferuar në Torino. “I janë propozuar 4 vite kontratë për një total prej 120 milionë eurosh deri në vitin 2020.”

Presidenti Agnelli mësohet se ka komunikuar disa herë ne portugezin dhe sintonia mes të dyve është totale. Sfida e CR7 është ta fitojë Championsin me një fanellë tjetër, pra larg Realit të Madridit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat