Prishi marrëveshjen me Idriz Bathën, sepse kishte bërë “shqiponjën”, por mori një tjetër shqiptar. Skuadra e Superligës së Greqisë, Larisa, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Suad Sahitin, 23-vjeçarin që spikati te Skënderbeu sezonin e kaluar.
Në lajmin dedikuar këtij transferimi i mëshohet faktit se mesfushori kosovar ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës korçare në të dy frontet, duke fituar si kampionatin dhe Kupën, Gjithashtu theksohet se ka luajtur në katër ndeshje edhe në Europa League, me Skënderbeun, që u kualifikua deri në fazën e grupeve.
Sahiti, shkruhet në njoftim, është 1.79 metra i gjatë ndërsa karakteristikat e tij kryesore janë shpejtësia dhe teknika e lartë.