Teuta në Rimini

Futboll

Teuta në Rimini

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 13:54
Teuta në Rimini

Drejtuesit e Teutës kanë vendosur që faza përgatitore e skuadrës durrsake të zhvillohet në Itali, në Campo di Acquapartita Rimini. Gjatë përgatitjeve do të zhvillohet disa ndeshje miqësore që do t’i shërbejnë trajnerit Shkëmbi dhe stafit teknik për kolaudimin e ekipit.

“Djemtë e Detit” kanë pësuar ndryshime të mëdha krahasuar me sezonin e kaluar. Largimet kanë qenë në masë, por edhe afrimet nuk kanë munguar. Bledi Shkëmbi do të ketë shumë punë për të ndërtuar një grup cilësor, që sezonin e ardhshëm të mos diskutohet më mbijetesa.

Me eksperiencën e fituar në Superligën e Kosovës në krye te Lirisë së Prizrenit, trajneri korçar pritet të sjellë një frymë të re te skuadra durrsake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat