“Trofeu Ragip Jashari” nderon SHBA-të

Futboll

“Trofeu Ragip Jashari” nderon SHBA-të

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 14:17
“Trofeu Ragip Jashari” nderon SHBA-të

Në komunën e Lipjanit dje u bë hapja e turneut më të madh në rajon “Trofeu Ragip Jashari”, i cili i dedikohet dëshmorit Ragip Jashari, i vrarë në luftën e fundit.

Ky turne jo rastësisht e bëri hapjen solemne me 4 korrik, duke ja kushtuar Ditës së Pavarësisë së ShBA-ve në shenj mirënjohje për shtetin mik. Kjo u vërejt që në fillim ku jo si zakonisht kësaj radhe u intonuan tre himne, ai i Republikës së Kosovës, i Republikës së Shqipërisë si dhe ai i ShBA-ve.

Fjalën hyrëse e mbajti Shaip Jashari, ku falënderoi të gjithë për punën vullnetare rreth këtij turneu, si dhe ndihmën e e madhe që i dha Komuna e Lipjanit këtij projekti madhështor.

Fjalën më pastaj ja kaloi kryetarit të komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, i cili i përgëzoi organizatorët. Ai duke folur për figurën e Ragip Jasharit, premtoi se ky turne tanimë do vazhdoj traditën dhe do të bëhet tradicional, i cili jo që do ta lidh vetëm rinin e Lipjanit, por do të jetë një turne i cili do i bashkoi të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera në rajon.

Image

Para fillimit të lojës së par pati program artistik nga fatosat e Lipjanit si nga ansambli popullor nga Drenasi

Dëshmori Ragip Jashari u pushkatua me 19 prill të vitit 1999, ai ishte i përndjekur politik për 9 vite me radhë lidhur me punën dhe aktivitetin e tij dhënë në Komunën e Lipjanit që nga viti 1981 e sidomos gjatë viteve 1988 – 1989 ku ishte kryetar rinie në nivel komunal. Në rinin e tij të hershme ai ka qenë edhe lojtar futbolli në Klubin e Futbollit i quajtur aso kohe “Slloga” (tani ULPIANA) ku më vonë ishte edhe kapiten skuadre.

Turneu do të zgjatë 12 ditë deri në natën e përmbylljes solemne me finale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat